Walter Sabatini ka konfirmuar se Interi interesohet për Radja Nainggolan,

Inter është i interesuar për Radja Nainggolan, konfirmon Drejtori i Zi Kaltërve, Walter Sabatini, teksa thotë se “është pothuajse e pamundur” ta marrin atë nga Roma.

 Setup Timeout Error: Setup took longer than 30 seconds to complete.
  

“Nainggolanin e kam gjithmonë në kokë, është lojtar i shkëlqyer”, tha Sabatini.

“Është një mundësi për Interin, por i dimë vështirësitë e transferimit të mundshëm nga Roma, që pothuajse është e pamundur”, shtoi ai.

“Megjithëse ai mbetet objektivi i Interit. Është dëshirë e Interit, nuk e mohoj këtë. Po e përsërisë, është pothuajse e pamundur pasi Roma do të insistojë ta mbajë deri në fund”, shtoi drejtori i Interit.

“Nuk dua të fillojmë dhe të ngacmojmë, sepse ai i përket Romës. Por, nuk e kam problem të konfirmoj se do të dëshiroja ta sjellë atë këtu”, theksoi mes tjerash Sabatini