Nga Bashkimi Evropian presin që shpejtë të finalizohet marrëveshja e paralajmëruar për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë sepse çdoherë është mirë kur ka vendosmëri për të patur marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Këtë për mediat e ka thënë euroambasadori në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

“Ne jemi të inkurajuar nga vizita e fundit e Kryeministrit në Sofje dhe vizita e ministrit të Punëve të Jashtme në Athinë. Asnjëherë nuk bëni gabime nëse ndërtoni miqësi. Presim, siç edhe është njoftuar, që marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të finalizohet dhe do të nënshkruhet në gusht.” – ka thënë Zhbogar, duke shpresuar se kjo do të jetë edhe temë debati në Kuvend.