Rusia informoi sot Këshillin e Evropës se pezullonte pjesëmarrjen e saj në buxhetin e këtij institucioni, në sfondin e mosmarrëveshjet mes Moskës dhe institucionit panevropian me rol të posaçëm për çështje të të drejtave të njeriut.

Në një bisedë telefonike, ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergueï Lavrov paralajmëroi presidentin e Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland se Rusia nuk do të kontribuojë në buxhetin e Këshillit të Evropës deri në rivendosjen e plotë të të drejtave të delegacionit rus në institucion, sipas një deklarate të diplomacisë ruse.

Në një deklaratë tjetër, diplomati rus denoncoi degradimin e situatës në strukturat e brendshme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APCE) dhe fushatën e persekutimeve jashtë çdo llogjike që shënjestrojnë deputetët e shteteve të tjera që kërkojnë të normalizojnë marrëdhëniet me Rusinë.

Reth 18 deputetë rusë të APCE-së, me seli në Strasburg (Francë) janë të privuar nga e drejta e votës që prej prillit 2014, me anë të sanksioneve pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga ana e Rusisë.