Presidenti rus, Vladimir Putin u paraqit papritur në një paradë detare në Detin Balltik, të organizuar për të treguar fuqinë detare ruse. Ky manifestim ishte më i rëndësishmi  i organizuar në Rusi.

Me shume se 50 luftëanije dhe nëndetëse ishin të pranishme përgjatë Nevas dhe në gjirin e Finlandës në Shën Petërburg, qyteti i dytë në vend.

“Sot, shumë gjëra janë bërë për të zhvilluar dhe modernizuar marinën”, deklaroi Putin për ushtarakët pasi kaloi pranë anijeve ushtarake në bordin e anijes së tij presidenciale.

“Marina nuk merret vetëm me detyra të zakonshme, por iu përgjigjet gjithashtu me meritë sfidave të reja duke kontribuar në mënyrë domethënëse në luftën kundër terrorizmit dhe piraterisë”, shtoi ai.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence filloi sot në Estoni një turne destinuar për të garatntuar tre vendet balltike, në kufi me Rusinë, para së të vijojë të njëjtin mision në Gjeorgji dhe në Malin e Zi./SYRI.net/