Ministria ruse e Punëve të Jashtme sot kumtoi se është e shqetësuar nga ajo që po ndodhë në Gadishullin korean pas testit të fundit raketor të Phenianit të premten.

Në kumtesën e Minsitrisë ceket se SHBA-ja dhe vende të tjera po tentojnë ta hedhin përgjegjësinë për gjendjen tek Rusia dhe Kina, që është e pabazë.

Ministria shprehi shqetësim se “njëkohësisht po rritet edhe aktiviteti ushtarak i SHBA-së, Republikës së Koresë dhe Japonisë” dhe konkretisht vazhdon sistemimi në Korenë e Jugut të sistemit amerikan për mbrojtje antiraketore.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të prëziera të përmbahen nga çfarëdo lloj aktivitetesh, të cilat mund të çojnë drejt eskalimit të mëtutjeshëm të tensioneve”, shtohet në kumtesën e Minsitrisë së jashtme ruse.