Bombarduesit strategjikë rusë i kanë shkatërruar tri depo të municionit dhe një post komandues të Shtetit Islamik në provincën siriane Hama.

Bombarduesit rusë kanë përdorur raketa të avancuara nga ajri në këto sulme, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve, përcjell Express.

Raketat strategjike të përdorura në sulmet nga një distancë prej rreth 1.000 kilometra ishin të tipit më të ri Kh-101, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Sipas kësaj ministrie, raketat e tilla mund ta godasin cakun në një distancë deri në 4.500 kilometra dhe mund ta bartin armë bërthamore.