Rusia është e detyruar t’i paguajë Holandën shumën prej 5 milionë eurove dëmshpërblim, për konfiskimin e anijes “Greenpeace”, që mbante flamurin holandez në vitin 2013.

Veç konfiskimit të anijes autoritetet ruse patën arrestuar edhe personelin që ndodhej në anije, dhe për këtë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e dënoi Rusinë me 5 milionë euro, pas padisë së bërë nga Holanda.

Agjentët e Shërbimit të Sigurimit rus mëngjesin e vitit 2013 kishin konfiskuar anijen holandeze, në ujërat ndërkombëtare, pas një proteste kundër shpimeve të naftës në Oqeanin Arktik.

Global