Rusia bllokoi sot në OKB një projekt amerikan ku kërkohej të merreshin masa të konsiderueshme kundër Koresë së Veriut, që lëshoi për herë të par të martën një raketë ndërkontinentale, sipas burimeve diplomatike.

SHBA-ja i kërkoi të mërkurën 15 vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të ndërmarrin sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.

Ky tekst i kujton Këshillit të Sigurimit se ishte rënë dakord për të ndërmarrë masa të reja të konsiderueshme në rast të një testi të ri bërthamor apo të ndonjë rakete balistike, përcjell Atsh.

Rusia e bllokoi këtë tekst me argumentin se ende nuk është verifikuar që bëhet fjalë për një raketë ndërkontinentale.