Të martën u hap në Aeroportin Ndërkombëtar të Zhukovskit në Rusi edicioni i 13-të i Ekspozitës së Aviacionit dhe Hapësirës të Moskës (MAKS).
Gjatë ditëve të organizimit të ekspozitës, mbi 790 kompani nga 26 vende e rajone të botës do të demonstrojnë produktet, rezultatet e studimeve dhe projektet e tyre të fundit.
Në këtë ekspozitë, kompania ruse e prodhimit të avionëve luftarakë MAPO ka paraqitur për herë të parë tipin e ri të avionit MiG-35.
Ndërkohë, Korporata e Shkencës dhe e Industrisë së Hapësirës Ajrore e Kinës ka ekspozuar modelet e pajisjeve mbrojtëse kundër sulmeve ajrore, detare e tokësore, aeroplanëve pa pilot dhe sistemeve të informacionit elektronik, duke shfaqur edhe strukturën e zhvillimit të fluturimeve kozmike komerciale.
Në ceremoninë e hapjes, presidenti rus Vladimir Putin u shpreh se Ekspozita e Moskës është bërë një veprimtari e njohur ndërkombëtare, ku demonstrohen rezultatet dhe projektet më të përparuara në këtë fushë. Ai tha se Rusia mirëpret zhvillimin e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella me partnerë të huaj./CRI