Duan qeverisje e cila i bashkon forcat që t’i afrojë kapacitetet e brendshme e të jashtme, mendore e finansiare me qëllim për të vendosur baza të qëndrueshme zhvillimore. Gostivari ka nevojë për pushtet lokal që do të jetë partner dhe përkrahës i çdo ideje për zhvillim. Këtë koncept mund ta ofrojë vetëm një ekip me larmi profilesh të cilët dinë dhe duan të lënë vepra pas tyre. Qytetarët e kësaj komune nuk duan më të merren me flloskulla demagogjike, me fushata joproduktive. Qytetarët e komunës së Gostivarit duan të shohin një fije shprese që rinia ta ndërtojë të ardhmen e tyre në këtë vend. Unë pranova të ofroj kandidaturën që të tentoj të arrij bashkimin e të gjitha forcave progresive. Të afroj të gjithë energjinë që e ka ky qytet dhe bashkarisht të ndërtojmë një themel të fuqishëm progresi. Unë nuk mendoj se dikush i vetëm mund të bëj mrekullira por mendoj se mundem të afroj njerëz të ditur dhe esnafë të cilët do të bëjnë mrekullira. Në karirerën time kam dëshmuar se di të jem edhe bartës i procesit por edhe ta mbeshtes një proces pozitiv si ushtar i bindur. Edhe në këtë rast jam i gatshëm ta marr përgjegjësinë e procesit por nëse ka ndonjë individ nga forcat opozitare që ofron një vlerë shtesë, t’i bëhem mbështetës dhe krah i fuqishëm i progresit. Ajo që e di sigurt, është se deri sa të jem gjallë e të kem shëndet, nuk do të rri indiferent për zhvillmet shoqërore sepse vlerësoj që e kemi për detyrë të japim kontribut për shoqërinë.
Global