Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka vlerësuar se partitë politike janë fragmentarizuar, degraduar dhe nuk po e dinë çfarë pozicioni kanë në shoqëri.

Rugova ka thënë se fragmentarizmi i tyre ka bërë që ato të humbin elektoratin e tyre, duke u shndërruar “në parti klienteliste”.

Sipas Rugovës, përgjegjësinë më të madhe në këtë aspekt e ka Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila, përveç se është partia ma e vjetër në Kosovë, është pjesë e Partive Popullore Evropiane.

Duke folur për krizën institucionale në të cilën mund të hyjë Kosova, Rugova ka thënë se zgjidhja më e mirë për LDK’në do të ishte që ajo të mbetet në opozitë, për të vazhduar me një organizim të madh në zgjedhjet e ardhshme lokale.