Naser Rugova, deputeti i LDK-së, në faqen e tij në facebook ka postuar një fotografi ku shihet bashkë me 8 deputetë tjerë të LDK-së.

“LDK vetëm djathtash, kah Brukseli dhe Uashingtoni, të vendosur – vazhdojmë”, ka shkruar Rugova në këtë postim.

Përveç Rugovës, në këtë fotografi janë Dorutinë Maloku, Vjosa Osmani, Ismet Beqiri, Besa Gaxherri, Valentina Bunjaku, Armend Zemaj dhe Haxhi Avdyi.