Brunilda Paskali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i  nënkryetares së bashkisë Tiranë

Paskali, e cila vjen nga radhët e LSI, në një deklaratë për mediat ka njoftuar dorëheqjen. Kjo lëvizje vjen një ditë pas votimit të këshillit bashkiak ditën e djeshme ‘pro’ rritjes së çmimit të ujit.

“Pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të detyrimeve që bashkia ka ndaj tyre  u zëvendësua me partneritetin individual me dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qendrimin politik të LSI. Misioni opozitë i LSI më obligon në aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, detyrimi dhe përkushtimi krah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.

Global

Gjatë këtyre dy viteve si nënkryetare e bashkisë jamë përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës brenda kufijve të mandatit timd he këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në detyra të tjera në të ardhmen.

Një falenderim i vecantë shkon për grupin e këshilltarëve të LSI me të cilët kemi bndërmarrë nisma të rëndësishëm në interes të qytetarëve të Tiranës”, tha Paskali.

T mobile In article [4]