Hapi i parë i zgjidhjes së një problemi fillon duke kuptuar rrënjët e problemit. Lumturia është një gjendje mendore dhe gjithçka duket se lidhet me hormonet që transmetojnë apo zgjojnë receptorët e lumturisë në atë zonë të trurit përgjegjëse për këtë ndjesi.

Serotonina është neurotransmetues, një lajmëtar kimik në trurin tuaj që shumica e shkencëtarëve ia atribuojnë ndjenjave të lumturisë.

Duke nxitur prodhimin e këtij lajmëtari ju do të ndiheni më mirë, por çfarë duhet të bëni për të arritur këtë gjë do ta mësoni më poshtë!

Çokollata e zezë

Është vërtetuar shkencërisht se çokollata e zezë rrit nivelet e serotoniës dhe ul nivelin e kortizonit, njohur ndryshe si hormoni i stresit.

Merruni me aktivitet fizik

Cilido qoftë aktiviteti juaj i preferuar fizik, bëni mirë ta ushtroni të paktën 2 herë në javë. Të ushtruarit nxit një numër kimikatesh të rëndësishme humori, duke përfshirë serotoninën. Për të qenë më të lumtur duhet të ecni 7000 deri në 10 mijë hapa në ditë. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se yoga mund të prodhojë efekte të ngjashme me atë të ilaçeve kundër depresionit, përsëri duke ndikuar neurotransmetuesit.

Dilni në diell

Ka një arsye pse një ditë me diell na ngre humorin, shkruan Living. Përthithja e rrezeve të diellit nga lëkura duket se vë në lëvizje neurotransmetuesit duke përcjellë ndjesinë e lumturisë në tru.

Hani më shumë kos

Ndjenja e lumturisë nuk fillon domosdoshmërisht në mendjen tuaj. Dr Mercola thotë se ajo mund të fillojë dhe në stomakun tuaj pasi përqendrimi më i madh i serotoninës gjendet në zorrë dhe jo në trurin tuaj! Tani po që ka kuptim shprehja, “Dashuria lind nga stomaku” Ushqimet si kosi, djathi rrisin nivelin e këtij hormoni.

Acidet yndyrore Omega 3

Mungesa e Omega-3 lidhet me rënien e nivelit të serotoninës dhe dopaminës. Studimet tregojnë se ka një lidhje të fortë midis niveleve të ulëta të omega-3 dhe depresionit. Ju mund t’i gjeni këto yndyrna të shëndetshme në ushqimet si peshk, arra, mish viçi dhe bulmet.

Global