Një pushuese nga Tirana ka rrezikuar të mbytet në det teksa ishte duke u larë te Gjiri i Lalzit.

42-vjeçarja me iniciale I.I., ka shpëtuar falë ndihmës së parë që i kanë dhënë disa persona që ndodheshin në plazh, bën me dije policia.

Incidenti është regjistruar rreth orës 20:30, në plazhin e Gjirit të Lalzit. Pas ndihmës që i dhanë pushuesit e rastësishëm, raportohet se ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht, ajo e ka marrë ndihmën e parë nga njerëz të rastësishëm, pasi në këtë plazh si dhe në të gjithë vijën bregdetare të Durrësit mungojnë ata që i takon në të vërtet kjo detyrë: rojet bregdetare.

Bashkia e Durrësit u ka dhënë ultimatum operatorëve turistikë për të përmbushur standardet e sigurisë në plazhe deri më 31 korrik. Në rast se ata nuk kanë ngritur kullat e vrojtimit dhe nuk janë pajisur me roje bregdetare do t’u hiqet licenca duke filluar që prej datës 1 gusht.

Global