Rreth 200 paraqitje për dëme nga seria e tërmeteve në rajonin e Ohrit dhe Prespës ka pasur gjatë ditës së sotme dhe djeshme në numrin e telefonit për thirrje urgjente në Qendrën për menaxhim me kriza 195.

Dëme më shpesh të paraqitura ka për oxhaqe të rrënuara, mure të plasura dhe të zhvendosura dhe dëme tjera sipërfaqësore, të cilat kanë ndodhur nga sende të rrëzuara.

Qendra për menaxhim me kriza kumtoi se sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Shtabit rajonal për menaxhim me kriza në ohër, ku është marrë vendim që të vazhdohet me kontroll të objekteve lidhur me sigurinë e konstruksionit, të jepen drejtime dhe udhëzime për veprim të qytetarëve gjatë situatave të tilla, të vizitohen lokacionet në të cilat me vetiniciativë janë vendosur qytetarë në tenda dhe të kryhen kontrolle shtesë të rregullsisë së ujit për pije në rajonet e epiqendrave.

Për informata shtesë, qytetarët mund të paraqiten në numrat falas të QMK-së – 195 dhe policisë 192.