Trafikanti i varfër e quajtën mediat italiane Aurel Kodhelin, i cili 4 muaj më parë do të arrestohej në flagrancë, teksa në xhepat e tij u gjetën 60 euro dhe 36 gramë kokainë.

Aurel Kodheli u dënua nga gjykata me 1 vit e 8 muaj burg, por falë avokatëve, ia doli që të kryente vetëm 3 muaj e 10 ditë, ndërsa 6 muaj të tjerë i mori në liri me kusht.

Por para kësaj ngjarje, 23 vjeçari i diplomuar në gazetari kishte përjetuar një tragjedi të madhe, vdekjen e vëllait të tij. Kjo humbje e rëndë si dhe vështirësia ekonomike e çuan kollaj drejt rrugës së pasurimit të thjeshtë të riun, i cili sot pendohet thellë për atë që ka bërë.

Ky është rrëfimi i të riut, dhënë për portalin Jetaoshqef:

Pershendetje JOQ! Mua me gjeten 60 euro dhe 36 gram qe kapte vleren 3 mije eurove. Do t’ju falenderoja shume nese do e postonit sepse me vjen zor te vij ne Shqiperi nga shoqeria dhe nga profesorët, sidomos nga Aleksander Cipa dhe Lutfi Dervishi, qe kane shkuar dhe ne shtepine time kur me kapen. Si denim baze mora 1 vit e 8 muaj. Bera 3 muaj e 10 dite brenda dhe mora 6 muaj pena sospeza dmth brenda 6 muajve te mos bej gje sepse po bera paguaj te paren dhe te dyten. Mezi dola me dy avokatë  pasi per te tilla krime ne kete vend merr 4 vite, vetem se je ne Sicili… ligji i Mafias. Po bej pak dite qe kam dale. Arsyeja e vetme pse e bera ishte se kisha probleme ekonomike, me duheshin leke per te perfunduar universitetin. Nuk dua te jem i turperuar per nje gabim nga halli. Un kam mbaruar shkollen e gazetarise ne Tirane por halli me coi deri ne kete pike.

E dini qe njerezit zakonisht vdesin ne moshen 26 vjec dhe nuk varrosen pa vajtur 70 vjec. Dua t’i jap nje keshille gjithe te rinjve qe mendojne se mund te bejne leke me pune te pista: “Mos shkaterroni te ardhmen me nje aventure momenti sepse pendimi mbrapa nuk vlen. Shembulli tipik: Une mbarova universitetin dhe mendova se ishte me mire te beja dicka te tille sesa te lutesha per nje vend pune dhe perfundova ne burg atje ku te ndalojne dhe te enderrosh, tani dola por turpi qe ndjej brenda vetes eshte i paimagjinueshem e gjithe perpjekja e prinderve per te qene model shkoi dem per nje shaka te mendjes, uroj qe te mendoheni mire para se te gaboni. Rrespekte.