Ish-kryeministri Sali Berisha, ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ku Ilir Meta u betua si Presidenti i ri i Republikës.

Si deputet i PD-së, Berisha ka shtrënguar duart me Metën, ku ka shkëmbyer edhe një urim. Se çfarë i ka thënë, ka qenë vetë ish-kryeministri që e ka thënë për mediat.

“Ja bëra urimin, i uroj suksese në detyrë”, tha Berisha, i cili shpesh është përmendur nga Meta si një nga politikanët e tij të preferuar.

Global