Blerina Braka është një nga emrat e përzgjedhur për suplementin e gazetës “Shekulli”, e kjo jo pa qëllim. “E Jemja” e bëri bashkë me Ervin Bushatin, e këngëtarja rrëfen se mes tyre ka miqësi të mirë e gjithmonë i shoqëron një humor i papërshkueshëm. Blerina ndër të tjera nënvizon se në jetën e saj ende nuk ka trokitur dashuria e vërtetë, ndërsa familja për të është e shtrenjtë. Çdo ditë e zakonshme për të është intensive pasi ka takimet me shoqërinë, menaxhimi i veshjeve për eventin e radhës , ndërsa për kohën e lirë shprehet se është si gjithë të tjerët.

Blerina sapo keni lançuar këngën “E Jemja”, si është të punosh me Ervinin?

Ervini është një nga shokët e mi më të mirë, ne kalojmë edhe kohë të lirë bashkë dhe gjithmonë na shoqëron një humor i papërshkrueshëm…

Global

Jemi në mesin e muajit korrik, tani pas publikimit të këngës me çfarë po merreni?

Tani jam në lëvizje, nëpër gëzime familjare, nëpër klube dhe duke u marrë me Maratonën e Këngës nëpër qytete…

T mobile In article [4]

Si është një ditë e zakonshme për ju? 

Një ditë e zakonshme është takimet me shoqërinë, merrem me veshjet e evenimentin e radhës, me stilisten…

Çfarë ju motivon për ta nisur një ditë me pozitivitet, por edhe për të arritur qëllimet tuaja?

Motivi ditës sime është që të punoj për të arritur në vendin që meritoj…

Si është Blerina jashtë muzikës, koha juaj e lirë…

Jashtë muzikës jam një njeri si gjithë të tjerët. Më pëlqen të qëndroj me shoqërinë, të lexoj, të shoh filma etj. Gjithsesi kurrë nuk dal plotësisht jashtë muzikës.

Vazhdojnë t’ju cilësojnë “Shakira shqiptare”…

Ndoshta shumë vite më parë më quanin, por tani më njohin si Blerina…

Duke parë angazhimet tuaja profesionale sa kohë kaloni me familjarwt tuaj?

Fatkeqësisht rrallë, por mundohem që në momentin e parë që më jepet mundësia ta shfrytëzoj me familjen. Është gjëja më e shtrenjtë për mua!

A ka trokitur dashuria e vërtetë tek ju?

Kur të kem ndonjë lajm të mirë do t’ju informoj të parëve juve!

Çfarë është dashuria për ju?

Dashuria për mua është gjithçka! Pa dashuri nuk ka jetë! Duhet ta duam njëri-tjetrin dhe të shohim të parat të mirat e njëri-tjetrit!

Jeni nga Berati, e vizitoni shpesh vendlindjen?

Sa herë më jepet rasti.

Si të shohin njerëzit kur e viziton apo kur je me koncerte?

Njerëzit kur më shohin mua në Berat tronditen, makinat përplasen dhe mbretëron një kaos i vërtetë (qesh)