Që Kastro Zizo është i “çmendur”, kjo nuk ka shumë nevojë të kuptohet, pasi ai vetë e pranon me kënaqësi këtë fakt. Në një intervistë për “Bordo”, ai ka folur për çmenduritë e tij më të mëdha që te vendi më i çmendur që ka bërë seks, veprimi më i çmendur në televizion apo gjëja më e çmendur që ka bërë për dashurinë.

I pyetur për veprimin më të çmendur që ka bërë për dashurinë Kastro përgjigjet:

“Kanë qenë shumë, por le të themi qe kam lënë shtëpinë, qytetin, vendin tim dhe jam transferuar te ajo… Mendoj se është goxha sakrificë e çmendur….”

Po në televizion farë veprimesh të çmendura nuk ka parë publiku nga Kastro? “Unë jam transparent… Kryesisht është parë çdo gjë… mbase ndonjë cigare bar nuk është parë!” – shprehet ai.

Por duke qenë kaq i çmendur, edhe seksi nga ai pritet të jetë po njësoj dhe Kastro nuk zhgënjeu me përgjigjen.

“Nga wc e një avioni sipër oqeanit…” – por pa harruar të theksojë se e ka provuar kudo.

Kastro me nerva? I pret flokët vetes, dhe kjo është vërtet e çmendur edhe për një njeri si ai.