Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka denoncuar sot një tjetër rast të vjedhjes së votave në shqipëri. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi ka treguar se si në memaliaj ju vodhën votat kandidatit të LIBRA-s.
Sipas tij edhe pse kandidati i LIBRA-s dhe familja e tij kishin votuar që të gjithë për LIBRA-n, çka përkthehet në 6 vota, pas numërimit asnjë nga votat nuk u gjet brenda kutive.
Ja postimi i plotë i Blushit:
HISTORIA E KANDIDATIT LIBRA NË MEMALIAJ. SI JU VODHËN VOTAT E FAMILJES
Për të gjithë ata që pretendojnë se këto zgjedhje kanë qenë të drejta dhe për të gjithë ata që ngushëllohen me besimin se ka ende shqiptarë të lirë po tregoj një histori. Në Memaliaj, qarku Gjirokastër, LIBRA kandidoi një djalë që quhet Mystehak Muho. Ai votoi bashkë me familjarët e vet gjithsej 6 veta te Pallati i Kulturës qendra 43 69/1.E dini sa vota gjeti pas numërimit? Asnjë. Këto janë zgjedhjet e 25 qeshorit 2017 në të cilat LIBRA mori sipas KQZ 19666 vota. Natyrisht pa 6 votat e Mystehak Muhos.