Një vajzë 23 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me një djalë në një natë jashtë me shoqe.

Vajza e cila është e fejuar me një djalë tjetër ka thënë se i fejuari e ka kuptuar për tradhtinë dhe tani nuk e di çka të bëjë.

Lexojeni rrëfimin e plotë të saj:

Global

E dua të fejuarin tim aq shumë por unë ende bëj seks të egër dhe e dehur me një djalë tjetër.

Unë jam 23 vjet dhe e njoha të fejuarin para 1 viti, ndërsa u fejuam pas 3 muajsh. Ai është 26 vjet.

T mobile In article [4]

E dija që ai është i vetmi për mua sapo e pashë por ai është i fokusuar në studime dhe nuk ka shumë kohë për jetë sociale.

Unë isha një natë me disa shoqe në një klub dhe piva shumë. Kur ne dalim në grup, tërheqim vëmendjen e meshkujve dhe atë natë një djalë u bë shumë flirtues me mua. Ishte i moshës sime.

E di se duhej t’i thosha të largohej por shoqet po ma hidhnin pak dhe sidomos një vajzë që kisha pasur një problem me të.

Ajo është e të njëjtës moshë me mua dhe nuk është e mirë. Po të mos ishin vajzat e tjera nuk do të dilja por ato janë të mrekullueshme.

Ai djali më ofroi të më dërgonte në shtëpi dhe pasi shoqet e mia banojnë më larg se unë vendosa të pranoja, edhe pse e dija se është një gjë e marrë.

Në gjysmë të rrugës për në shtëpi ai mi vuri duart në trup dhe filluam të puthemi.

Ne ishim afër një parku dhe e lashë atë të më udhëhiqte. Ne bëmë seks aty dhe më pas.

Nuk e besova atë që e kam bërë kur e mendoja më mirë. Ai më dërgoi në shtëpi dhe i fejuari im ishte në gjumë.

Ajo vajza që ishte me ne atë natë e kuptoi se unë kisha bërë seks me atë djalin dhe ishte përkujdesur që ta kuptonte i fejuari im.

Ai më pyeti për këtë dhe unë nuk munda ta gënjej. Ai është i shkatërruar dhe nuk e di se si do të ecë fejesa jonë.

Ai thotë se nuk ka ide pse unë jam kështu si jam. E di që i kam shkaktuar dhimbje dhe e dua shumë atë. Si t’ia bëj që ta përmirësoj këtë?

Përgjigja e psikologes:

Tregoj se je penduar dhe sa shumë e do. Lëre zakonin për të pirë dhe për të bërë gabime të tilla.

Siguroje atë që nuk do të pish më në mbrëmje me shoqe. Është e natyrshme që ai djali ka mundur edhe të të vrasë.

Kërkoje edhe një mundësi nga i dashuri yt.