Një vajzë 21 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me shokun e saj, i cili tashmë do që ata të jenë bashkë.

Por, vajza thotë se ajo nuk e do atë dhe dëshiron që të jetë me shokun e tij të ngushtë.

Lexojeni rrëfimin e saj të plotë:

Jam dehur dhe kam bërë seks me shokun tim. Tani ai mendon se ne kemi një lidhje që po vjen dhe dëshiron më shumë. Unë nuk dua por as nuk dua t’i lëndoj ndjenjat e tij.

Kjo ndodhi kur një natë ai më pa mua në shtëpi vetëm pasi prindërit nuk ishin aty.

Unë jam 21 ndërsa ai është 22 vjet. Unë bëra striptiz për ta bërë atë të qeshë. Më pas ai më kapi dhe filloi të më puthte.

E di se është dashur ta ndaloja atë por kisha pirë shumë dhe nuk më dukej problem.

Ne përfunduam duke bërë seks në shtratin tim por djali që mua më pëlqen është shoku i tij më i mirë dhe është 24 vjet.

Ne ishim të gjithë së bashku me disa shokë të tjerë dhe kohët e fundit ne luanim një lojë “Martesë, shmangie”.

Unë thashë se dua të bëj shaka me djalin me të cilin kam bërë seks por të martohem me shokun e tij më të mirë.

Ne të gjithë qeshëm me këtë por ishte ajo që vërtetë unë e mendoja.

Shoku i tij më i mirë që ishte aty tha se nuk do t’ia bënte këtë shokut të tij dhe se do të qëndronte prapa principeve të tij.

Unë i thashë se isha beqare dhe se isha e lirë të zgjidhja se me kë doja të isha.

I kam thënë disa herë djalit me të cilin kam bërë seks se nuk kam asnjë qëllim që të kem diçka me të dhe se ajo që ka ndodhur ka qenë gabim.

Problemi është se unë nuk dua ta lëndoj atë. Ai është një person i mirë, që gjithmonë kam pasur besim në të dhe që kam dashur që të jetë aty për mua.

Ai është i dashur por jo seksi siç unë dua që të jetë një djalë.

Jam duke marrë mesazhe flirtuese nga ai. Por unë nuk shoh asnjë mundësi që të mos e humbas miqësinë me të dhe të mos i lëndoj ndjenjat e tij.

Në të njëjtën kohë unë ëndërroj të bëj seks me shokun e tij.

E gjitha është një ngatërresë.

Përgjigja e psikologes:

Ti duhet të përballesh me këtë dhe ta zgjidhësh sa më shpejt që të jetë  e mundur.

Sa më shumë që të vonosh me këtë, aq më i lënduar do të jetë.

Por cila është zgjidhja? T’i japësh arsyetime të dobëta nuk bën. Ti duhet të dukesh e qartë në atë që thua.

Tregoj se të vjen keq që gjërat kanë ecur aq shpejt dhe se nuk do të ndodhnin në atë mënyrë po të mos pije aq shumë.

Thuaj se është një djalë i mirë dhe i dashur por që duhet të gjejë një të dashur tjetër sepse nuk mund të jeni bashkë.

Mos i kthe mesazhet. Mëso nga kjo përvojë dhe kontrolloje alkoolin.

Global