Në fshati Jeshovë, Prizren, dje janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj k-shqiptarë, njofton Policia e Kosovës .

Arrestimi është bërë pasi ata, pas një mosmarrëveshje rreth një kablloje të rrymës janë rrahur në mes veti, transmeton Koha.net.

Në rrahje janë përdorur shkopinj druri dhe thikë me ç’ rast të njëjti kanë pësuar dhe lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen ne mbajtje.