Këngëtarja Rozana Radi ka rrëfyer për më të rejat në jetën e saj personale, duke përfshirë karrierën dhe rrugën në biznes.

Tash e një kohë ajo është në lidhje me Shpëtim Karakushin, me detyrën oficer i Policisë Gjyqësore pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

E pyetur për dasmën dhe fustanin e bardhë, me sinqeritet dhe dorë në zemër, Rozana u përgjigj duke u shprehur: “Ç’më duhet dasma kur nuk kam pranë prindërit, dy më të shtrenjtit e mi”.

Megjithatë edhe pse tha këtë deklaratë ajo nuk përjashtoi mundësinë e martesës, ndërsa për fustanin e bardhë, u shpreh se ka veshur shumë herë në skenë fustane të bardha, dhe nuk e sheh diçka si shumë të veçantë.