Pas 13 vjetësh Wayne Rooney rikthehet në shtëpi. Sulmuesi prezantohet tek Everton, aty ku e nisi karrierën dhe që pritet ta mbyllë me këtë klub.

Ylli anglez tregon se kush ndikoi në zgjedhjen e bërë për të lënë Manchester United dhe për t’iu bashkuar Evertonit.

“Koeman pati ndikim në vendimin që mora. Ai ka ardhur dhe më ka takuar disa herë në Manchester, duke më bërë me dije se më dëshironte në skuadrën e tij.

Kjo gjë pati një impakt të madh tek unë dhe mendoj se Evertoni ishte opsioni i vetëm që kam marrë në konsideratë. Ndoshta ju duket habi, por edhe pse nuk luaj që prej 13 vjetësh me Evertonin, në shtëpi vishja përherë fanellën e kësaj skuadre.

U ktheva sërish këtu sepse e ndiej që mund ta ndihmoj skuadrën të rritet edhe më shumë. Nuk është aspak e vërrtetë që pranova ofertën pasi dëshiroja të rikthehesha te klubi i shtëpisë thjesht për çështje nostalgjie.

Unë dua të jem pjesë e këtij projekti dhe shpresoj ta ndihmoj skuadrën te arrijë suksese të rëndësishme edhe në fushën e blertë”, janë fjalët e Rooney tashmë si futbollist i Everton.