Wayne Rooney i ka qitur kushte Manchester Unitedit nëse këta të fundit dëshirojnë që ta shkëpusin kontratën

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney nuk bën pjesë në planet e menaxherit të Manchester Unitedit, Jose Mouinhos për sezonin e ri.

Sipas The Sun, ‘Djajtë e Kuq’ i kanë ofruar ish sulmuesit të Evertonit 10 milionë funte që ta prishin kontratën.

Por, mësohet se Rooney nuk e ka pranuar këtë ofertë. Ai ka kërkuar nga drejtuesit e klubit trefishin e këtyre parave (30 milionë funte)

Rooney, i cili ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2019, ka oferta nga Stoke City, West Ham, Everton dhe disa klube kineze.