Cristiano Ronaldo do të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës. Sulmuesi i Realit të Madridit do të jetë titullar në finalen e 13 gushtit në “Camp Nou” përballë Barcelonës.

Nisur nga ky fakt shuhen dhe zërat që e shihnin atë larg kampionëve të Spanjës. Momentalisht portugezi ndodhet me pushime për shkak të nje sezoni të mbingarkuar, por edhe të sukseshëm.

Në axhendën e sulmuesit janë parashkuar dhe disa vizite mjekësore, thjesht një proces rutinë, pasi 32-vjeçari gezon formë të mirë fizike.

Ndërkohë që klubi “Los Blancos” ndodhet në SHBA aty ku dhe po zhvillon fazën përgatitore. Do të ketë një “El Clasicco” në turneun e International Champions Cup.

T mobile In article [4]