Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo doli të jetë ndër emrat më të preferuar në rrjetin social Instagram.

Ai renditet si futbollisti i parë në listën e më të ndjekurve në Instagram, ndërsa i tretinë renditjen globale.

Selena Gomez dhe Kim Kardashian janë gjithashtu ndër emrat më të ndjekur në këtë rrjet social, të cilat marrin shuma të majme vetëm për një postim.

Ndërsa shuma që Ronaldo paguhet për një fotografi të hedhur në Instagram, është plot 400 mijë dollarë.

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ylli i Real Madritit numëron hiç më pak se 106 milionë ndjekës.