Nuk do të ketë lamtumirë të dhimbshme. “Los Blancos” mbetet në të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi është i përqendruar vetëm te Reali i Madridit.

Pavarësisht se vazhdon periudhën e pushimeve, e do t’i bashkohet ekipit vetëm në fund të korrikut, Ronaldo mbetet i lidhur me projektin në “Santiago Bernabeu”.

Lajmin e mirë për tifozët madrilenë e dha e përditshmja “Marca”, që përdorte titullin e madh “Do të qëndrojë”, ndërsa citon edhe fjalët e lojtarit. “Fitimi i trofeve të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar me klubin tim ishte një arritje fantastike. Do të ishte e bukur ti përsërisnim sukseset”.

Kjo ishte deklarata e Cristiano Ronaldos rreth së ardhmes së tij, duke konfirmuar se dëshiron të qëndrojë te kampionët e Europës dhe të vazhdojë të fitojë trofe në Madrid.

Pas problemeve me tatimet dhe akuzat për evazion fiskal në vlerën e disa miliona eurove, fillimisht Reali u trondit nga zërat se 4-herë fituesi i “Topit të Artë” do të largohej nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa mes skuadra të interesuara për ta blerë ishin Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

T mobile In article [4]