Ajo thuhet se është shtatzënë me fëmijën e parë që pret nga Cristiano Ronaldo.

Georgina Rodriguez, 23 vjeçe, dhe i dashuri i saj, futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo, 32 vjeç, dukeshin shumë të dashur me njëri-tjetrin gjatë shëtitjes në plazh, në Formentera të Spanjës, të martën, shkruan DailyMail.

Georgina kishte veshur një fustan të bardhë të pambukut, të cilin e kishte kombinuar me një palë sandale të gladiatorëve.

Flokët e saj ishin të lidhura me një shirit dekorativ të kuq, dhe i jepnin asaj një pamje magjepsëse.

Ajo mbante në dorë një çantë të zezë të markës Louis Vuitton mes thashethemeve që ajo pritet të bëhet nënë për herë të parë në muajin tetor.

Georgina dhe Cristiano ende nuk kanë komentuar mbi këto thashetheme, por dukeshin shumë të dashuruar, teksa shëtisnin përmes rërës së bashku me djalin shtatëvjeçar të Cristianos, i lindur nëpërmjet një zëvendësueseje.

Cristiano u shfaq pa këmishë, në një palë pantallona të kuqe, të shkurtra, të cilat përputheshin me shiritin e kokës së Georginiaa në mënyrë perfekte.

Fëmija i tij më i madh gjithashtu mbante pantallona të shkurtra me ngjyrë të njëjtë, dhe sigurisht një shirit futbolli për shëtitje.

Familja është rritur vetëm dy herë pasi sportisti deri më tani ka mirëpritur vetëm binjakët në familjen e tij, gjithashtu të lindur nëpërmjet një nëne surrogate.

Cristiano paraqiti të sapolindurit e tij të martën, gjatë pushimeve të tyre të parë familjare së bashku.

Futbollisti gjithashtu publikoi në Instagram një fotografi ‘të nxehtë’, ku shfaqej nën shoqërinë e zemrës së tij dhe fëmijëve.

Ndërsa identiteti i nënës së djalit të tij ka mbetur një mister, raportet e kaluara kanë pohuar se ajo ka jetuar në San Diego, dhe thuhet të jetë paguar 10 millionë paundë f nga futbollisti.