Cristiano Ronaldo u bë baba i binjakëve Eva dhe Mateo pak ditë më parë.

Por, duket se familja e futbollistit portugez do të shtohet edhe me një anëtar të ri.

Daily Mail raporton se është e sigurt që e dashura e futbollistit të Real Madridit është shtatzënë dhe gjatë muajit nëntor pritet të sjell në jetë një vajzë.

E përditshmja britanike bazohet edhe në imazhet e fundit të Georgina Rodriguezit të marra nga pushimet në plazhet fantastike të Ibiza, ku shihet barku paksa i fryrë i të dashurës së CR7.