Sipas “Gazzetta dello Sport”, Roma është duke u përpjekur që të transferojë në formë huazimi sulmuesin e Manchester United, Anthony Martial.

Lojtari nuk ka arritur ta bindë Jose Mourinhon, duke mos qenë titullar i padiskutueshëm, ndaj ka qenë i lidhur me një largim nga “Old Trafford”.

Sulmuesi i Francës vazhdimisht ka mohuar se dëshiron të largohet nga “Old Trafford”, por “Gazzetta dello Sport” shkruan se duke parë që edhe këtë edicion pritet të ketë pak minuta në dispozicion, zgjidhja më e mirë për 22-vjeçarin është largimi.