Roma ka ofruar 30 milionë euro për Riyad Mahrez dhe pret përgjigje pozitive nga Leicester City.

Roma ka përmirësuar ofertën për anësorin e Leicester City, Riyad Mahrez. Sipas France Football, klubi italian ka ofruar 30 milionë euro për 26 vjeçari.

 Sky Sport Italia më parë ka raportuar se Leicesteri ka refuzuar ofertë prej 23 milionë eurosh, derisa tani France Football insiston se oferta e re shkon deri në 30 milionë euro dhe klubi anglez është në dijeni për këtë.

Për Mahrez, që është zgjedhur më i miri i Premierligës në sezonin 2015/16, janë duke u interesuar edhe Arsenali e Manchester City.

Besohet se Leicester City është duke kërkuar së paku 35 milionë euro për 26 vjeçarin