Roma arrin akordin për transferimin e talentit turk, Cengiz Under. “Corriere dello Sport” raporton se klubi italian ka rënë dakord me skuadrën e Basaksehir.

Kartoni i Under do t’i kushtojë Romës 13 milionë euro.

Futbollisti turk do të firmosë për 5 vjet dhe do të përfitojë 1 milion e gjysmë euro në sezon.

Sulmuesi 19-vjeçar do të kryejë të premten vizitat mjekësore dhe më pas do të vihet në urdhrat e trajnerit të Romës, Di Francesco.