Derisa në Serie A janë rivalë të egër, Roma dhe Juventusi nuk e kanë problem të bashkëpunojnë në afatin kalimtar.
Kryeqytetasit kanë shprehur interesim për anësorin e Juves, Juan Cuadrado.
Sipas “Tuttosport”, Roma e sheh Cuadradon si opsion “B” për të zëvendësuar Mohamed Salah, i cili kaloi te Liverpooli, përcjellë “Lajmi.net”.
Drejtori sportiv i verdhekuqëve, Monchi, ndodhet në Angli për të mbyllur marrëveshjen me Leicester Cityn për Riyad Mahrez.
Nëse ky transferim dështon, atëherë Roma do të marrë Cuadradon.