Klubi italian është vënë pas sulmuesit të Manchester United.

Roma është në kërkim të një futbollisti që do të mund ta zëvendësonte të larguarin Mohamed Salah.

Klubi nga Serie A, pëlqen sulmuesin e ‘Djajve të Kuq’, Anthony Martial, për të cilin është i gatshëm të hyjë në bisedime me Jose Mourinhon, për ta huazuar për një vit në Olimpico.

Martial ka pasur vetëm 28 paraqitje me Unitedin sezonin e kaluar dhe pothuajse gjithnjë ka qenë një zgjidhje e dytë për trajnerin portugez.

Ish-lojtari i Monacos, ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit që dëshiron të huazohet në një ekip ku do të mund të luajë më shumë dhe Roma mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

United ka paguar 58 milionë funte në verën e vitit 2015 për ta blerë Martial nga Monaco