Grupi i njohur muzikor “The Rolling Stones” do të kthehet përsëri në studio regjistrimi për një album të ri, 12 vjet pas “A Bigger Bang”.

Lajmi u bë i ditur nga Keith Richards gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në You Tube, transmeton ATSH raportimin e Tgcom24. “Kthimi ynë në studio do të ndodhë shumë, shumë shpejt. Do të incizojmë materiale dhe do të shohim në çfarë drejtimi do të shkojmë”.

Grupi historik ka publikuar vitin e kaluar albumin me covera “Blue & Lonesome”.

Ndoshta suksesi i “Blue & Lonesome” (vendi i parë në klasifikimet britanike dhe i katërti në SHBA) ka qenë shkas për gjetjen e entuziazmit dhe e ka shtyrë Rolling Stones sërish në studio.

“Nuk e prisnim një reagim të tillë, na gjeti pak të surprizuar, mendonim se ishte diçka që duhej bërë dhe nuk e prisnim një pritje të tillë”, tha Richards për daljen e albumit “Blue & Lonesome.

T mobile In article [4]

Albumi i ri është i 34 i një karriere të gjatë, e filluar në mënyrë diskografike në 1964.

T mobile In article [4]