Presidenti i Iranit Hasan Rohani deklaroi se me sanksionet e reja, që SHBA-ja ia imponon vendit shkelet marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe forcave të mëdha botërore.

Presidenti iranian premtoi se Teherani do të japë rezistencë.

Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp dje i imponoi sanksione të reja Iranit për shkak të programit të tij për raketa balistike dhe njoftoi se “aktivitetet e dëmshme” të Teheranit në Lindjen e Afërt i minojnë të gjitha “kontributet pozitive” nga marrëveshja iraniane bërthamore nga vitit 2015.

“Disa aktivitete të amerikanëve janë në kundërshtim me frymën dhe madje edhe me tekstin (e marrëveshjes bërthmore). Do të  kundërshtojmë këto qëllime dhe aktivitete”, theksoi Rohani.