Zëvendëskryeministri rus, Dmitri Rogozin, ka thënë se i është anuluar udhëtimi i tij në Moldavi, pasi që autoritetet hungareze dhe ato rumune nuk e kanë lejuar fluturimin e aeroplanit të tij në zonat e tyre ajrore.

Rogozin përmes Tuiterit është kërcënuar me masa përkatëse për shkak të refuzimit të autoriteteve rumune që ta lëshojnë aeroplanin e linjës private ajrore “S7” në fluturimin e rregultl deri në Kishinjev, të kalojë përmes territorit rumun, ndërsa në të cilin ishte delegacioni rus që e prisnin në Moldavi.

“Autoritetet rumune e kanë vënë në rrezik jetën e udhëtarëve të fluturimit të rregullt të “S7″ të grave të fëmijëve. Na arriti karburanti deri në Minsk. Pritni përgjigje bastardë”, shkroi në Tuiter, zëvendëskryeministri rus.

Rogozin ka planifikuar të arrijë në Kisinau për të mbajtur takime me presidentin pro rus të Moldavisë, Igor Dodon.

Ai po ashtu ishte planifikuar të merrte pjesë në festimet kontraverse të inicuara nga Moska për të shënuar 25 vjetorin e asaj që Rusia e quan si operacion paqeruajtës në rajonin e shkëputur të Moldavisë, Transdniester.

Qindra aktivistë kanë protestuar kundër udhëtimit të Rogozinit në aeroportin e Kisinaut.

Transdniester është rajon që ka mbështetjen e Moskës dhe banorët e saj janë kryesisht rusisht-folës.

Ky vend e ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990.