James Rodriguez ishte i lumtur pas debutimit me trofe si pjesë e Bayern Munich, por tha se më e bukura e përvojës së tij me kampionët e Gjermanisë duhet ende të vijë. James, i huazuar nga Real Madrid, luajti ndeshjen e parë me bavarezët gjatë Superkupës së Gjermanisë, e quajtur “Telekom Cup”, kur skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi 2:0. James u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar botëror dhe u ble me bujë nga Real Madrid, por pas largimit të Ancelotti, për dy sezone me radhë ai nuk bënte pjesë në formacionin e skuadrës së drejtuar nga Zidane, që fitoi dy herë radhazi trofeun e Champions League.

Kolumbiani ka nisur një aventurë të re te Bayern dhe dalë nga dalë po gjen formën ideal. “Jam shumë i lumtur me kalimin tim te Bayern dhe shpresoj që në ditët e ardhshme t’i afrohem edhe më shumë formës ideale, – tha James për gazetarët. – Kjo është ajo që dua sepse kam qenë në stërvitje prej vetëm katër ditësh, por jam shumë i kënaqur me atë që bëra kundër Werder dhe si luajta me shokët e rinj. Sapo e kemi nisur punën dhe tani do të shkojmë në Kinë për 10 ditë ku hap pas hapi do të bëhemi gati për sezonin e ri. Në Mynih jeta është shumë e qetë. E pëlqej shumë këtë qytet dhe shpresoj t’i përshtatë fëmijës e mi me jetën e re”.

Global