Roboti i sigurisë, prodhim i kompanisë Knightscope, ka rënë në fontanën e kompleksit të Uashingtonit Georgetown Waterfront, në të cilin po punonte dhe është “fundosur”, transmeton Independent.

Ai është vërejtur nga kalimtarët dhe fotografitë e tyre janë shndërruar hit në internet, sidomos personeli i qendrës tregtare, i cili ka shqyrtuar mundësinë se si të tërheqë robotin nga uji.

Roboti ishte në gjendje të kuptojë rrethinën e tij dhe të vlerësojë se kur ndodh diçka e keqe përmes kombinimit të mikrofonit, kamerës dhe sensorëve tjerë. Pritet që në të ardhmen të ketë aftësi edhe për të zbuluar armët dhe të bëhet me inteligjencë artificiale.

Kur zbulon parregullsi, roboti lëshon zhurmë, e cila duhet të pengojë kriminelët dhe të tjerët nga shkaktimi i problemeve.

Huazimi i robotit të kompanisë Knightscope kushton shtatë dollarë në orë.

T mobile In article [4]

Kompania pohon se roboti është sigurim më i mirë se sa njeriu, pasi që mund t’i përballojë sulmit, nuk lodhet dhe asnjëherë nuk i mërzitet puna që bën.

Me këtë lloj roboti edhe më herët kishte probleme. Njëri prej tyre kishte shkelur një foshnje, derisa një tjetër robot kishte qenë cak i sulmit nga një person i dehur.