Shpesh në media kanë qarkulluar lajme se çifti i këngëtarëve Nora Istrefi dhe Robert Berisha jetojnë të ndarë.

I ftuar në Top Magazine për të prezantuar projektet e reja muzikore, të fundit edhe me bashkëshorten e tij “S’ka inat”, Robert Berishaka treguar detaje për marrëdhënien e tyre në çift. Ai ka pohuar se nuk fle me Norën, pasi gërhet.

“Prej 6-7 vitesh që kur kam filluar palestrën. Kam qenë 72-73 kg, ndërsa tani kam 86. Është një ndryshim i madh, ndoshta edhe mosha edhe është e pamundur… Por problemi nuk është vetëm se është ankuar Nora, por edhe shokët… “ – thotë ai, por nuk ndihet keq pqr këtë fakt: “Është mirë edhe me fjet vetë”

Roberti ka pohuar se pavarësisht kësaj ai nuk ka në plan të heqë dorë nga palestra. Pra preferon të flerë larg Norës, se sa të humbasë muskujt e tij. 

Global