Vëllai i Kim Kardashian, Rob Kardashian, e ka llogarinë e tij në Instagram të bllokuar, pasi që kishte postuar imazhe eksplicite të ish të fejuarës së tij Blac Chyna.

Ai gjithashtu ka thënë që ka video të saj përderisa ajo është duke e tradhtuar me një burrë tjetër.

E në SHBA, Kalifornia, është ilegale shpërndarja dhe distribuimi i imazheve pornografike apo të pjesëve intime të trupit.

Këtë e ka thënë edhe avokati i Chyna, i cili ka bërë të ditur që ajo është duke konsideruar të ndërmarrë masa ligjore kundër Rob.

Rob Kardashian gjithashtu ka vendosur një sërë postimesh duke thënë që Blac Chyna abuzon me drogat dhe se ishte ai që kishte paguar për operacionin plastik të saj pas lindjes së fëmijës së tyre, i cili kushtoi 100 mijë dollarë.

E Chyna postoi një shkrim në Snap Chat, të cilin më vonë e kishte fshirë, duke thënë që Rob edhe e kishte rrahur atë.

Gjithë kjo dramë në mes ish çiftit është duke vazhduar me postimet e Rob, tashmë në Twitter, pasi që llogaria e tij në Instagram është bllokuar.