Çifti i njohur Rob Kardashian si dhe Blac Chyna, aktualisht janë të përfshirë në një grindje e cila është bërë edhe publike e po komentohet mjaft shumë nga mediat rozë.

Chyna pretendon se është shkatërruar nga ish-i dashuri i saj Rob, pasi publikoi në rrjetet sociale, pa pëlqimin e saj fotografi eksplicite.

Por, në vazhdën e këtyre problemeve sipas TMZ, çifti mjaft i përfolur, duket se kanë bërë një marrëveshje të pashkruar ndokund, rreth kujdesit të tyre ndaj vajzës Dream!

Mësohet se dyshja do të kenë të drejtën e kujdestarisë për foshnjën e tyre tetëmuajshe, në 50% të kohës, transmeton Klan Kosova.

Ende nuk dihet dicka zyrtare, detaje të tjera pritet të publikohen së shpejti, pasi ende nuk ka ndonjë reagim nga Rob apo Blac në lidhje me këtë vendim.