Ylli i muzikes, Rita Ora për ‘TV3’ ka folur rreth karrierës së saj dhe muzikës që do sjellë.

“Kate Moss më tha dicka fantastike. Kurrë mos u anko, kurrë mos shpjego. Ajo është legjendë. Kjo është këshilla e madhe. Dua që tekstet e mia të arrijë t’i interpretojë çdo njeri. Unë jam gjithmonë në kërkim të dashurisë. Por jam e shpërqendruar nga 150 gjëra të ndryshme,” – tha 26-vjeçarja për gazetën britanike.

Rita sqaroi se në tekstet e saj do të gjejmë gjithnjë ndjenjë, dashuri dhe harmoni. Së fundmi ajo ka publikuar projektin muzikor ‘Your song’ që i dedikohet dashurisë.