Rita Ora ka paralajmëruar se do të jetë e pranishme në emisionin e njohur amerikan ‘Tonight Show Starring Jimmy Fallon’.

Me 18 korrik ajo do të këndojë në emision ndërsa krahas saj do të jenë Jada Pinkett Smith dhe Dane DeHaan. “Your Song”, kënga më e re e Rita Orës do të këndohet nga vetë ajo, derisa është dëgjuar shumë rrallë në versionin live qëkur është lansuar në Youtube.

Rita ka performuar në këtë emision edhe në vitin 2014-të, dhe më pas edhe në vitin 2016-të.