Rita Ora  do të sjellë albumin e  saj pas disa muajsh.

Raportohet se këngëtarja me origjinë shqiptare  ka bashkëpunuar  më këngëtarin Chris Martin në albumin e saj , i cili pritet të dalë në nëntor

Një burim i Daily Star ka thënë se, “Rita dhe Chris kanë janë miq që një kohë të gjatë, dhe gjithmonë kanë dashur që të punojnë së bashku”.

Më 2016 ishte spekuluar se ata ishin në një lidhje kur ishin parë së bashku, por ata thjeshtë po punonin në këngët e reja.

Këngëtari i hitit “’Hymn For The Weekend” iu bashkohet yjeve të tjerë që kanë bashkëpunuar me Ritën në albumin e saj të radhës, kur dihet që ajo tashmë ka sjellë “Your Song” në bashkëpunim me Ed Sheeranin, e të mos harrojmë edhe ato me 2 Chainz, MO dhe Charli XCX.