Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se të premten në seancë qeveritare do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit. Zaev pret që rishikimi të miratohet para 2 gushtit.

Nuk dha detaje rreth arkës së re shtetërore. Megjithatë, në kundërshtim me rekomandimin e Bashkësisë Energjetike Evropiane, ai paralajmëroi se megjithatë do të vendos tarifën e lirë të energjisë elektrike, edhe atë për të gjithë qytetarët, e jo siç rekomandohej nga Bashkësia, që një gjë e tillë të vlejë vetëm për kategoritë e rrezikuara edhe atë më së shumti në periudhë dyvjeçare. Tarifa e lirë do të vendoset në mënyrë që do të bëhen kursime gjatë prodhimit të energjisë në ELEM.

Gjithashtu, Zaev paralajmëroi se kjo mundësi është e realizueshme përderisa nuk bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian.