Austria ndaloi një vizitë të ministrit turk të Ekonomisë, Nihat Zeybekci i cili synonte të merrte pjesë në një manifestim që kujtonte përvjetorin e parë të grushtit të shtetit të dështuar në Turqi, njoftoi sot ministria austriake e Punëve të Jashtme.

“Ai u ndalua të hyjë sepse vizita e tij nuk ishte pjesë e një takimi dypalësh, por bëhej fjalë për një shfaqje publike gjatë një evenimenti që kujtonte përpjekien për grusht shteti të 15 korrikut 2016”, deklaroi Thomas Schnoell, zëdhënës i Ministrisë.

“Kjo do të përbënte një rrezik për rendin publik”, vazhdoi ai.